[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj tregon pse anuloi vendimin për rregullimin e çmimit të barnave



Botapress 5 Gusht – Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka anuluar gjatë ditës së sotme vendimin e djeshëm me të cilin është shfuqizuar Udhëzimi Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe ka nxjerr vendim me të cilin ka obliguar Sekretarin e Përgjithshëm të MSh-së që të ndërmarr veprime për plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Zemaj ka thënë se ka anuluar këtë vendim meqë nuk ka gjetur mirëkuptim të Oda e Farmacistëve, tek Shoqata e Farmacistëve dhe tek zyra ligjore e MSH-se.

Ai ka mohuar se i është nënshtruar ndonjë presioni të jashtëm. “Kam anuluar këtë vendim meqë nuk kam gjetur mirëkuptim të Oda e Farmacistëve, tek Shoqata e Farmacistëve dhe tek zyra jonë ligjore. Nuk i jam nënshtruar asnjë presioni të jashtëm”, tha Zemaj, në Debat Plus.

Ai ka ftuar tutje ish ministrin e Shëndetësisë Uran Ismajli i ftuar në këtë emision, që sa herë që e sheh të nevojshme të ofrohet në zyrën e tij dhe të ofroj ekspertizën e tij. Madje siç ka thënë Zemaj në këtë kohë të vështirë ku vendi po përballet me Covid-19, të ofrohet ndihma nuk është marre, përkundrazi është e nevojshme.

Zemaj ka thënë tutje se nuk ka asnjë lidhje me asnjë kompani farmaceutike, e asnjë farmacistë dhe se vendimi nuk është bazuar asnjëherë në këso lloj lidhjesh./IndeksOnline/

Menu Title