[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj tregon për gjendjen shëndetësore të qytetarëve nga Ferizaj që po trajtohen jashtë vendit



Botapress 15 Janar- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të qytetarëve që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.Ministri falënderoj shtetin e Turqisë dhe Austrisë për ndihëm e ofruar.

“Nga kontaktet ditore që kemi me ambasadorët tanë në Turqi dhe Auistri na është bërë e ditur që po vazhdon trajtimi i qytetarëve tanë që gjenden në këto shtete. Nga katër pacientët që kemi dërguar në Turqi, zonja Fatime Haxhiademi dhe Faruk Salihu janë në intubacion ndërsa Edon Bekteshi dhe Genc Sopa i janë nënshtruar operimit dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka shtuar se edhe gjendja e dy qytetarëve që po trajtohen në Austri është stabile.“Fidan Gashi dhe Enver Xhokli që janë në Austri janë në trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tyre është stabile”, tha Zemaj, transmeton Botapress.info

Menu Title