[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj: Të respektohen masat anti covid në shkolla që të ruhet shëndeti



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se në takimin me kryetarët e komunave u dakorduan që me masat e reja të kenë kordinim për zbatim sa më të mirë.

Zemaj kërkoi që të zbatohen masat anti covid gjatë mbarëvajtjes së mësimit.Ai tha se ministria që ai udhëheqë do të përkrahë kryetarët e komunave dhe të gjitha veprimet do të jenë në koordinim të plotë.

Ky është postimi i tij i plotë:Në takimin virtual me kryetarët e komunave, jemi dakorduar që edhe më tutje, me masat e reja të ndërmarra, të kemi koordinim të plotë në mes vete për zbatim sa më të mirë të masave anti covid.

Kërkohet vëmendje për mbarëvajtje të mësimit dhe respektimit të masave anti covid në shkolla me të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të të gjithëve.

Si gjithmonë, Ministria e Shëndetësisë do t’i përkrah kryetarët e komunave në këtë sfidë dhe të gjitha veprimet duhet të ndodhin në koordinim të plotë.Lufta ndaj pandemisë nuk mund të bëhet vetëm andaj, koordinimi i nivelit qendror e lokal është kushti i parë për suksesin tonë në terren. Kryetarëve ju shpreha falënderim për punën e deritashme, dhe punën në vazhdim deri në fitoren e plotë kundër virusit!

Menu Title