[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj njofton për vdekjen e një tjetër veprimtari të LDK’së



Botapress 5 Gusht – Ka vdekur Xhavit Maka, nje veprimtar i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Me hidhërim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të LDK-së njëherit mikut tim të respektuar Xhavit Maka. Xhaviti ishte njeri i urtë, me traditë dhe atdhetar i vertetë. Ikja e hershme na merziti të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.

Maka vepronte në qytetin e Junikut, si veprimtar i hershëm i LDK-së në këtë anë.

“Ju shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, miqve, Kryesise se Degës së LDK-së në Junik dhe gjithë bashkëqytetarëve të tjere”, ka shkruar Zemaj

Menu Title