[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj: Gjithçka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor



 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të hënën mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës. Zemaj ka pohuar se vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve.

“Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Zemaj ka thënë që së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj kanë vizituar disa shkolla në Prishtinë.

“Së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e mësimit, kemi vizituar shkollat ‘Zenel Hajdini’ dhe ‘Hilmi Rakovica’  në Prishtinë, si dhe ‘Ganimete Tërbeshi’ në Llukar, ku kemi shpërndarë maska dhe dezinfektues”.

“Nga drejtorët dhe arsimtarët e këtyre shkollave, u informuam hollësisht se tashmë gjithçka është gati për nisjen e Vitit të ri shkollor, sipas protokolleve të përcaktuara për sigurinë e shëndetit.

Shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë”.

Menu Title