.
×

Zemaj e quan aksidentale humbjen e LDK-së në Prishtinë, ja çka thotë tani



Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se do ta rikthejnë komunën e Prishtinës në qeverisjen e tyre pasi humbja që u bë në zgjedhjet e kaluara ishte aksidentale.

Në Magazina Zgjedhore, përfaqësuesi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka se Prishtinën do ta fitojnë me kandidatin e tyre Arban Abrashin i cili sipas tij është fryma e subjektit të tyre partiak e të cilin e duan dhe prishtinasit, transmeton Klan Kosova.

”Ne nuk bëjmë dallim mes komunave të vogla apo të mëdha. Puna gadishmëria vullneti dhe mobilizimi ekziston, e kjo është në agjenden tonë të gadishmërisë”.

”Prishtina është kryeqendra e Kosovës sigurisht që duam ta rikthejmë Prishtinën nga humbja aksidentale”.

”Abrashi është një djalë i kompletuar, fryma e LDK-së që e duan prishtinasit”.LDK humbi qeversjen në Prishtinë në vitin 2013 duke u mundur nga Lëvizja Vetëvendosje. Prishtina ishte bastion i LDK-së për pothuajse 14 vjet.