[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj: Do të veprojmë me forcën e ligjit nëse nuk respketohen rekomandimet e IKSHPK-së



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  ka paralajmëruar se do të ashpërsohen masat kundrejt atyre që nuk respektojnë masat ndaj Covid 19.

“Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.” shkruan Zemaj në Facebook raporton Gazeta Blic.Ministri Zemaj thekson se rekomandimet parandaluese për Covid 19 të IKSHPK-së përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen ndërsa bën me dije se bartja e maskës do të jetë obligative.

Njoftimi i plotë i Zemajt:Do të veprojmë me forcën e ligjit!Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.

Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.

Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.

Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

Dhe do të merr përgjigjen ligjore.

 

 

Menu Title