[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj dhe Veliu merren vesh për krijimin e listës me nevoja urgjente për luftimin e pandemisë



 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kanë qenë të pranishëm në takimin ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Zemaj ka dhënë detaje nga takimi.

“Me kërkesë të Kryeministrit Hoti, i cili ditë më parë ka kërkuar që të aktivizohet në tërësi Plani i Reagimit Kombëtar, u mbajt takimi i Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu.”, ka shkruar ai.

“Për menaxhimit të situatës aktuale u vendos që të bëhet lista e nevojave urgjente, që janë në kompetencë të këtij grupi dhe menjëherë të merren vendimet dhe masat e domosdoshme.”, shton Zemaj.

“Si Ministri e Shëndetësisë, kërkuam më shumë mbështetje, për shkak se jemi në situatën më të rënduar që nga fillimi i pandemisë dhe çdo përkeqësim i mëtejmë në sistemin shëndetësor e sjell atë në limite të paparashikuara me pasoja afatgjata.”, përfundon ministri Zemaj.

 

Menu Title