[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj dhe Ramadani vizitojnë Pejën, shohin nga afër gjendjen me Covid 19



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani sot zhvilluan një takim me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherri. Zemaj bëri të ditur se me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin kanë diskutuar për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, kanë shpalosur pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik si dhe për projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

“U dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore (e të mos jenë vetëm në nivel qendror), sikurse inspektorati të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19.” shkruan Zemaj në Facebook.

Njoftimi i plotë:Peja ishte destinacioni i angazhimit të sotëm. Me kryetarin e kësaj komune, z. Gazmend Muhaxherin folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

U dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore (e të mos jenë vetëm në nivel qendror), sikurse inspektorati të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19.

Në këtë takim përveç bashkëpunëtorëve isha i shoqëruar nga Naser Ramadani drejtor i IKSHP, sikurse nga Shkumbin Gashi deputet i parlamentit.
Konfirmova se Peja do të jetë në prioritetin e angazhimit tim, dhe do të mbështetën disa projekte të caktuara, e do të ofrohen ndihma logjistike për shëndetësinë në këtë komunë.#QeveriaHoti

Menu Title