.
×

Zelensky: Nuk ka pasur shantazh nga Trump



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pohoi sot se nuk ka pasur shantazh nga ana e presidentit Donald Trump, i dyshuar në SHBA se ka pezulluar një ndihmë ushtarake për të detyruar Kievin që të hetojë mbi djalin e një rivali të tij politik.

“Nuk ka pasur ndonjë shantazh të këtij lloji. Programi i ndihmës ushtarake ishte ndërprerë që para bisedës sonë dhe ne nuk folëm mbi këtë temë. Madje, unë as që isha në dijeni për të”, siguroi Zelensky gjatë një konference shtypi.

Sipas Zelensky-t, biseda e tij telefonike me Donald Trump nuk kishte lidhje me armët ose me Burisma-n, ndërmarrjen ukrainase dikur e lidhur me djalin e Joe Biden, ish-zëvendëspresidentit amerikan.