.
×

Zeka: Kandidati që e morën PDK’ja i kishte veç 5 vjet shkollë



Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka thënë se është i lumtur që disa partia ia morën disa prej kandidatëve të tij për deputetë.

Zeka, i cili garon në zgjedhje me një liste me 44 kandidatë, thotë se partitë e tjera ia morën disa prej tyre dhe që i vjen mirë që ia morën.

Kryetari i PEK’ut thotë se ata që po largohen janë ‘parashutistë’.

Ndërkaq ai përmend një nga kandidatët që, sipas Zekës, është rikthyer në PDK ka thënë se e ka të përfunduar shkollën e mesme, por që ka dalë të ketë kryerë vetëm 5 vjet shkollim.

Zeka thotë se atë kandidat ‘ia ka rikthyer PDK’së dhe Ramiz Lladrovcit’.