.
×

Zeka: Hashim Thaçi ishte anëtar i LDK-së



Milaim Zeka, gazetar i luftës së UÇK-së dhe aktualisht moderator i emisionit “Pa Rrotlla”, kujton se disa prej liderëve aktual politikë, kanë qenë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, RTK, ka thënë se ministri aktual i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa liderë të tjerë ishin anëtarë të LDK-së.

“Hashim Thaçi, Hydajet Hyseni dhe Jakup Krasniqi kanë qenë pjesëtarë të LDK-së. Nuk e di pse e mohojnë këtë gjë. Vetëm shqiptarët dinë ta mohojnë të kaluarën e tyre. Ka dëshmitarë të kësaj që po them”, ka thënë Zeka në emisionin Komiteti të RTK-së.

Zeka gjithashtu ka zbuluar detajet se si pjesëtarët e parë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.