[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zeka: Grushti i Frashër Krasniqit e ndau VV, ja pse



 

Botapress, 5 Qershor

Deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka është kthyer pas shumë kohësh në studion ku u godit muaj më parë me grushte nga deputeti i atëhershëm i VV-së, Frashër Krasniqi.

Zeka ka folur për këtë rast duke thënë se ai se ka menduar asnjëherë se do të sulmohej në një studio televizive, aq më tepër nga një person që është deputet i Kuvendit të Kosovës.Ai në Info Magazinë, ka thënë madje se grushti i Krasniqit i ka dhënë goditjen më të madhe Lëvizjes Vetëvendosje.Zeka ka thënë se atij i kanë thënë shumë deputet të VV-së se nuk e pranon në asnjë mënyrë këtë sjellje të Krasniqit.Madje ai ka thënë se ishte ky grusht ai që ndau VV.Ka thënë se vet deputet e anëtarë të VV i kanë thënë se përçarja e madhe në VV ka nisur pikërisht nga ai grusht./

Menu Title