.
×

Zeka e quan Kosovën Republikë e Burdushit, i reagon Deputeti i VV-së



Në një moment deputeti i Nismës, Milaim Zeka, gjatë fjalimit të tij në Kuvend e quajti Kosovën “Republikë e Burdushit”. Për këtë emërtim Zeka mori kritika nga deputeti i Vetëvendosjes, Ali Lajçi.

Para se Lajçi ta niste fjalimin e tij u shpreh: “Republika e Burdushit, jo por e Kosovës. Emërtime të tilla e degraojnë shtetin, statusi i Republikës nuk preket”, tha Lajçi.

Së fundmi Burdushi po përmendet pothuajse në të gjitha seancat e Kuvendit, kjo pasi Dardan Molliqaj i PSD-së ka deklaruar se Glauk Konjufca i VV-së ka qenë klient i Burdushit. Për këtë deklaratë, Konjufca nuk është prononcuar ende.