.
×

Zëdhënësi i Putinit: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk mund të jenë më të këqija



Kremlini ka shprehur një dozë të shpresës për rregullimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta nominuar Mike Pompeon në pozitën e Sekretarit të Shtetit

“Ka shumë pak mundësi që të jemi më keq se kaq, kështu që ka pak mundësi se gjërat mund të bëhen më keq”, ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Ai i ka bërë këto deklarata një ditë pas vendimit të Trump-it për ta shkarkuar Rex Tillerson nga pozita e Sekretarit të Shtetit dhe ka nominuar shefin aktual të CIA-s, Mike Pompeo në këtë pozitë.

 

Peskov ka bërë thirrje për “marrëdhënie konstruktive”, nën udhëheqjen e Pompeos, duke shtuar se “kjo shpresë do të mbetet aty gjithmonë”.

 

Pompeo do të përballet me takimin dëgjimor të Senatit, kur do të pyetet për qasjen e tij kundrejt Rusisë.

 

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar në vitet e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë, luftës në Siri dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

 

Në deklaratën e tij përshëndetëse, Tillerson ka thënë se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t’iu përgjigjur “sjelljes destabilizuese” të Rusisë.

 

Shkarkimi i tij ka ardhur një ditë pasi ai ka kritikuar ashpër Rusinë për helmimin e dyshuar të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij në Britani.

 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë se ka “mundësi të madhe” që sulmi të jetë kryer nga Rusia.