[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëdhënësi i PDK-së thumbon Vjosa Osmanin: Vërtetë jemi lodhur nga politikan të papërgjegjshëm, por edhe me ata që abuzojnë me këto tema



Deklarata e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, ka ngjallur shumë reagime në publik.Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, thekson se në momentin që mendon se klasa politike e ka prekur fundin del një ngjarje që të lë pa fjalë.

Ai tutje shton se “vërtet jemi lodhur nga politikanë të papërgjeshëm por edhe me ata që flasin e abuzojnë me këto tema”

Bytyqi thotë se viktimat e luftës dhe të zhdukurit janë çështje që duhet të na bashkojnë si shoqëri, e jo të na ndajnë.

Postimi i plotë:

Gjithmonë kur mendon se kjo klasë politike e ka prekur fundin, del në pah një ngjarje tjetër që të lënë pa fjalë.

Politikë dhe fyerje me viktimat e luftës dhe të zhdukurit— këtu ne po shenojmë një degradim tjetër të rradhës.Është e vërtetë se jemi lodhur nga politikan të papërgjegjshëm, por, ne jemi lodhur edhe nga ata që flasin e abuzojnë me këto tema.Viktimat e luftës dhe të zhdukurit janë çështje që duhet të na bashkojnë si shoqëri, e jo kundërta!

Menu Title