.
×

Zbulohet se e kujt ishte arma me të cilën u vra Dafina Zhubi



Mëngjesi i 17 shkurtit ka qenë fatal për një 35 vjeçare në Prishtinë. Dafina Zhubi është gjetur e vdekur, si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri në një banesë në lagjen Emshir.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka thënë të jenë duke pritur raportet përfundimtare të organeve përkatëse, por që deri tash, ky rast është vdekje e dyshimtë.

Thotë se kanë një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast e gjetur në vendin e ngjarjes dhe e sekuestruar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit i ka thënë KTV’së se të ndaluarit i është caktuar masa e paraburgimit 1 muaj, ndërsa konfirmon se arma me të cilën është kryer akti, është e personit që ka ndaluar policia dhe për të cilën nuk kishte leje.

Prokurori rastit Ilaz Beqiri ka thënë përmes telefonit se rasti i vlerësuar si vrasje e dyshimtë ka ndodhur në këtë banesë të cilën çifti e kishte në shfrytëzim me qira. Ai ka konfirmuar se i ndaluari nga policia është i dashuri i viktimës.