.
×

Zbulohet profesioni i serbit që bëri makabër në Zelanden e Re. Klientëve të tij nuk u fliste për bindjet fetare



Sulmuesi Brend Tarrant me shtetësi australiane, i cili vrau të paktën 49 persona në sulmet në dy xhamitë në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, para se të fillonte masakrën kishte përpiluar një manifest prej 73 faqeve.

Në pjesën me mbishkrimin “koha të mëdha” të postuar në rrjetet sociale, shpjegon se përse kishte përzgjedhur xhamitë në këtë qytet të Zelandës së Re, dhe si ishte frymëzuar nga autori i masakrës në Norvegji, Andres Breivik, që në vitin 2011 vrau 77 persona që kryesisht ishin fëmijë.

Daily Mail shkruan se babai i Tarrant ka qenë atlet që ka marrë pjesë në 75 gara të ndryshme, dhe që ka ndërruar jetë nga kanceri në vitin 2010. Ndërkaq e ëma e tij jeton në Grafton.

Por çfarë pune bënte terroristi në përditshmëri?

Tarrant punonte si trajner fitnesi, por me klientët e tij thuhet se kurrë nuk kishte biseduar për bindjet e tij fetare.