[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet një tjetër virus në Kinë, mund të jetë pandemik



Një virus i ri i zbuluar tek derrat në Kinë është bërë gjithnjë e më infektues për njerëzit dhe duhet të përcjellet për së afërmi në rast se bëhet “virus pandemik” potencial, është bërë e ditur përmes një studimi.

Një ekip hulumtuesish kinezë ka hulumtuar viruset e gripeve, të zbuluara tek derrat nga 2011-a deri më 2018, duke gjetur llojin G4 të virusit H1N1 që i ka “të gjitha tiparet esenciale të një virusi pandemik”, sipas studimit, shkruan Reuters, transmeton KOHA.Tek punonjësit në fermat e derrave po ashtu është detektuar nivel i ngritur i virusit në gjakun e tyre, kanë thënë autorët, duke shtuar se “monitorimi i popullsisë, posaçërisht punonjësve në ferma, duhet të zbatohet urgjentisht”.

Menu Title