.
×

Zbulohet kush është avokati mbrojtës i monstrës së Selenicës!



Botapress, 13 Gusht-Pak pas orës 11:00, Ritvan Zykaj nën masa të forta sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, vendim që pritej të jepej në kohë rekord duke pasur parasysh rrethanat e ngjarjes.

Por vendimi është dhënë vetëm pas më tepër se 1 ore, pasi asnjë avokat nuk pranonte të përfaqësonte në seancë Ritvan Zykajn, i cili ka marrë edhe epitetin “Monstra e Selenicës” pasi vrau pasditen e së premtes 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj.

Mospranimi i juristëve për të dalë në mbrojtje të Zykajt si avokat kryesisht bllokoi për disa moment procesin, pasi ligjërisht ai duhej të kishte një avokat në dhënien e masës së arrestit.E pas ndërmjetësimit të kryetarit të gjykatës, ka qenë avokati Dritan Mehmeti ai që ka pranuar të mbrojë para trupës gjyqësore klientin Ritvan Zykaj, për të cilin kërkoi inspektim psikik.

Por më tepër se sa për ta mbrojtur në gjyq, pranimi i tij i çështjes ka ndihmuar gjykatën që të përcaktojë masën arrest me burg për 24-vjeçarin që për arsye krejt banale u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe 2 fëmijë./t.ch