.
×

Zbulohet formacioni më i mirë në Kampionatin botëror



Kampionati botëror 2018 me shumë yje të futbollit.
“France Football” ka zbuluar së fundmi listën me 11-shen ideale që çdo ekip do të dëshironte të kishte në Botërorin që fillon pasnesër në Rusi.

Në listë bie në sy prezenca e plot 8 lojtarëve nga kampionati spanjoll, duke filluar që nga portieri e deri në sulm.

Lista fillon me gardianin e Atletico Madrid, Jan Oblak, ndërsa në mbrojtje janë Carvajal, Marcelo dhe Sergio Ramos nga Real Madrid, si dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique.

Mesfusha përbëhet nga Casemiro po nga kampionët e Europës, David Silva nga fituesit e Premier League dhe Pogba nga rivalët e Manchester United.

Sulmi përmbyllet nga Griezmann i Atletico dhe natyrisht dyshja që ka dominuar futbollin botëror 10-vjeçarin e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Leonel Messi.