.
×

Zbulohet fajtori për mos liberalizimin e vizave



Njohësja e zhvillimeve politike, Jehona Lushaku, ka përmenduar edhe gjërat pozitive që kanë ndodhur për Kosovën gjatë këtij viti.

Lushaku theksoi se një nga lajmet pozitive ishte ” Rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave. Ky rekomandim ka kaluar tani në Parlamentin Evropian dhe po mbahet peng nga Këshilli i Ministrave që do të duhej ta merrte vendimin”.

Por një pjesë të fajit sipas saj ju mbetet edhe institucioneve të Kosovës që nuk kanë lobuar sa duhet për liberalizimin e vizave, dhe kanë zhagitur miratimin e demarkacionit që më pas e ka vonuar liberalizimin e vizave.Këtë e kanë bërë si kjo qeveri poashtu edhe ajo e kaluara.