.
×

Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë



Nesër nga ora 17:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve që Kosova luan kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokkri” në Prishtinë.

Ndeshja zhvillohet të enjten me 11 tetor nga ora 20:45. Çmimet e biletave janë si vijon: 2 euro Veri/Jug, 3 euro Lindje, 5 euro Perëndim, 10 euro Perëndim (pjesa qendrore).

FFK gjithashtu ka bërë të ditur se një pëson nuk mund të blejë më shumë se pesë bileta, dhe secili duhet të ulet në ulësen e vetë pasi nuk do të lejohet ulja në shkallë.