[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet arsyeja e anulimit të konferencës Haradinaj- Mogherini!



Botapress, 17-Kryeministri Ramush Haradinaj ka patur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherinin.

Burimet brenda takimit në mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së në Bruksel i kanë thënë Klan Kosovës se Haradinaj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë, kërkesë kjo që në vazhdimësi është thënë nga BE.

Haradinaj në këtë takim sipas burimit të Klanit fuqishëm ka insistuar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet edhe më tutje.

Kryeministri kosovar i ka shfaqur brengën serioze në adresë të BE-së, kur i ka thënë Mogherinit në sy se Serbia është shfaqur destruktive në vazhdimësi, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.Kësisoj, Mogherini është deturuar ta anulojë konferencën për media, e cila ishte planifikuar të ndodhte pas takimit kokë më kokë.

Menu Title