.
×

Zbulohen veçoritë e telefonave Microsoft Lumia 550, 750 dhe 850



Microsoft njoftoi në fillim të këtij viti se do të ketë ndryshime sa i përket mënyrave se si prodhon dhe shet telefona. Kompania tha se do të realizojë më pak pajisje dhe do të krijojë disa versione të një telefoni. Tani janë zbuluar disa nga veçoritë e tre telefonave inteligjentë që kompania do të nxjerrë në treg deri në fund të këtij viti, Specifikat për tre telefonat e rinj, Lumia 550, 750 dhe 850, janë shfaqur nga dokumente të brendshme të kompanisë. Telefonat janë me parametra mesatarë dhe të cilësisë së ulët.

Veçoritë e këtyre telefonave janë listuar më poshtë:

Lumia 550:

  • Procesori Qualcomm Snapdragon 210 MSMM8909 me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1GHz
  • Karta grafike Adreno 304 GPU
  • 1GB RAM / 8GB hapësirë të brendshme + kartën microSD
  • GSM HSPA
  • Ekran 5 inç me rezolucion 540×960 pikselë dhe xhamin mbrojtës Corning Gorilla Glass 3
  • Kamerë të pasme 5MP 2592×1936, me vetë-fokusim, blic LED, [email protected] + kamerë ballore 2MP
  • Wi-Fi 802.11 b/g/n, DLNA, hotspot
  • BT v4.0, A2DP, LE, apt-x
  • Bateri me kapacitet 1905mAh
  • GPS IA-GPS GLONASS), akselerometër

Lumia 750:

  • Procesori Qualcomm Snapdragon 410 MSMM8916 me katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.2GHz
  • Karta grafike Adreno 306 GPU
  • 1GB RAM / 8GB + microSD
  • GSM HSPA
  • Ekran 5 inç me rezolucion 720×1280 pikselë dhe xhamin mbrojtës Corning Gorilla Glass 3
  • Kamerë të pasme 8MP 3264×2448, optikët Zeiss, me vetë-fokusim, blic LED [email protected] + kamerë ballore 5MP
  • Wi-Fi 802.11 b/g/n, DLNA, hotspot
  • BT v4.0, A2DP, LE, apt-X
  • Bateri me kapacitet 2650mAh
  • GPS (A-GPS GLONASSL) akselerometër.

Lumia 850:

  • Procesori Qualcomm Snapdragon 410 MSMM8916 me katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.4GHz
  • Karta grafike Adreno 306 GPU
  • 1GB RAM /16GB + microSD
  • GSM HSPA
  • Ekran 5 inç me rezolucion 768×1280 pikselë dhe xhamin mbrojtës Corning Gorilla Glass 3
  • Kamerë të pasme 10 MP 3520×2640, Pureview, optikët Zeiss, blic + kamerë ballore 5MP
  • Wi-Fi 802.11 b/g/n, DLNA, hotspot
  • BT A2DP, apt-x
  • Bateri me kapacitet 2650mAh
  • GPS IA-GPS GLONASSL