.
×

Zbulohen sekretet e reja të CIA-s: Vërtetë e kanë bërë këtë?



Punonjësit e agjencisë amerikane të inteligjencës, CIA, për gati një dekadë janë përpjekur të thyejnë masat mbrojtjes të sigurisë për Apple iPhone dhe iPad, raporton portali The Intercept, duke u bazuar në dokumentet sekrete të marra nga Edward Snowden.

CIA nuk pranoi të komentojë këtë histori, ndërsa nga Apple kanë thënë se kurrë nuk kanë bashkëpunuar me agjencitë qeveritare në çështje të tilla.

Dokumenti thekson se amerikanët kanë krijuar një version të Xcode, të mjetit të Apple për zhvillimin e aplikacioneve, në mënyrë që të kenë qasje në programet e krijuara. Ky version i modifikuar do të lejonte që spiunët që të vjedhin fjalëkalimet dhe mesazhet në pajisjet të infektuara, transmeton Telegrafi.

Dokumentet mbulojnë periudhën 2006-2013, në të cilat nuk thuhet nëse CIA arriti të thyejë mbrojtjen.

Intercept deri tani ka botuar disa artikuj në bazë të dokumenteve që u dha atyre Snowden. Redaktori i këtij mediumi, Glenn Greenwald, ka fituar çmimin prestigjioz Pulitzer për tekstet rreth zbulimeve të Snowdenit.