.
×

‘Zbardhen’ detaje të takimit të Konsett dhe Mustafa: Gjithçka që u folë për Qeverinë e re



Pa kaluar as 48 orë pas përfundimit të zgjedhjeve, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka pasur takime me dy liderët e partive të cilat dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).Burime të afërta të Gazetës kanë treguar detaje të pathëna nga takimi që ka pasur Kossnet me Mustafën.Sipas këtyre burimeve, amerikanet janë pro një qeverie LVV-LDK.

“Në takim është folur për Qeverinë e re. Ambasadori amerikan ka shprehur vullnetin për një koalicion VV-LDK. Derisa sipas tij, kryeministri i takon partisë fituese- VV-së, gjegjësisht liderit, Albin Kurti”, tha ky burim.Gjithnjë sipas këtij burimi, ambasadori amerikan ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku do të jetë ndër punët më kryesore të Qeverisë së re të Kosovës.Ndryshe, në një komunikatë për media, të lëshuar gjatë ditës së djeshme nga LDK-ja, thuhet se Mustafa e falënderoi Kosnettin për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën, ndërsa ky i fundit tha se është i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor.

Po ashtu Konsett dje pati takim edhe me Kurtin, ku në komunikatën për medie të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe e uroi Kurtit për një fushatë që i adresoi shqetësimet e votuesve”.Në anën tjetër, Kurti, e kishte siguruar Kosnettin se “do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Ai e njoftoi ambasadorin se konsolidimi i brendshëm i Kosovës me shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror është prioritet që do ta zbatojë, meqë edhe nevojat e qytetarëve dhe vullneti i tyre i shprehur në këto zgjedhje ishin për këtë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.