.
×

“Zarfi” i Blerim  Shalës!  



Blerim Shala, duke i shpalosur tri opsionet, secilin më të keq se sa tjetrin nuk ka folur si nënkryetar i Ramush Haradinajt por si një ndër politikanë më të informuar nga  “kanalet” diplomatike  ndërkombëtare.

 

bajrushi

 

Shkruan Bajrush Morina

 

Politikani më i informuar në Kosovë nga “kanalet” diplomatike  ndërkombëtare Blerim Shala ka nxjerrë “zarfin” para se këtë ta bëjë presidentja e vendit Atifete Jahjaga. Ai në një shkrim autorial ka nxjerrë në dritë tre skenarë, siç i  ka quajtur ai, secili më I keq se tjetri.

Shala këta tre skenarë nuk i ka shpikur prej mendjes së tij, por i ka bazuar në dokumentet diplomatike të cilat mund të quhen si “dosje apo si zarf diplomatik”!

Blerim Shala i ka përmendur të tre skenarët jo pse ai ka dëshirë që ngjarjet të rrjedhin në ato tri binare, por se kështu tashmë po vlerëson faktori ndërkombëtar.

Pra ndërkombëtarët po venerojnë por nuk po ndërmarrin asgjë për të tejkaluar ngërçin politik. Prandaj skenari i parë i vazhdimit të gjendjes së sotme drejt keqësimit edhe më tej të situatës.

Edhe skenari i dytë i organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme është poshtu I keq dhe I rrezikshëm.

Skenari I tretë I një bashkëqeverisje do të ishte “vdekjeprues” për vendin. Në një qeveri të tillë nuk do të dihej ‘sa po shkon tërshana” dhe nuk do të dihej se “kush han e kush paguan!” Të gjithë do t’i futnin duart në xhepat e qeverisë dhe do ta bënin helaq buxhetin e shtetit.

Prandaj Blerim Shala, duke i shpalosur tri opsionet, secilin më të keq se sa tjetrin nuk ka folur si nënkryetar i Ramush Haradinajt por si një ndër politikanë më të informuar nga  “kanalet” diplomatike  ndërkombëtare.