[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zana Pira: Nën petkun e dritës



( Besfort Demollit që vdiq i ri)

Nuk mund të m’a marrin dot
Frymëmarrjen t’ime
Akrepat e orës
Deri në bërthamën e fundit duke kafshu frutin e Mollës
Ndoshta zemra ime është pak e ftohur
Unë e di mirë
Por nuk venitet Kurrë.
Jo!
Jo!
Nuk venitet.
Çuditërisht
Një pikturë pa ngjyrë
Gjatë një udhëtimit të gjatë
(Besfortit) i shfaqet si një përrallë e bukur
Natyrisht se po i shfaqet
Pastaj i shikon me aq ëmbélsi të vdekurit
Se si vallëzojnë
Né Luginén e engjëjve
Duke vrapuar nëpër fijet e holla t’barit
Ku binte shi afér Lumit
Mé pas Koha e tjetërsuar
Nën petkun e drités
Me të gjitha kujtimet e qëndisuna rinore
Pa portokol..ruhen nga yjet e natës
Sidoçoftë ( Besfortit )
Njé cop gjumë
i bënë mirë
Në lartësinë e qiellit
Vetëm për pak kohë

22.06.2020 Kosovë

Menu Title