.
×

Zana Avdiu: Qika, mos veshni fustana té shkurtë se ju përdhunojnë debillat!…



Njehere, mos veshni fustane e pantolla te shkurte, se po na eksitoni e ju perdhunojme.  Tash, mos keshni me za, me u verejt qe jeni jashte, se zani juaj po na eksiton, po na e prishe rehatine neve  burrave.

E neser cka? Mos dilni prej shtepive me, se prania juaj ne hapesira publike po na shqeteson, po na eksiton, po ne e prishni rehatine…Mos hajdi me hy ne shkolle, ne pune se prania juaj ne ambiente te punes po na shperqendron, edhe po i mbajme mendte vec qysh me ju dhunu seksualisht..po na e prishni balancin.

– Polici nuk e ka denu vajzen per shkak te prishjes dhe rendit, por per arsye krejt tjera, nga bindjet e tij patriarkale qe nje grua nuk guxon te shfaqet ne publik, aq me pak te veproje si te doje, madje perballe nje burri, qe ne kete rast ka qene polici.

Eshte e pamundur ne Prishtine me dale, edhe diten po sidomos naten, dhe pa u ngacmu 500 here per 10 minuta rruge. Te fishkellejne nga prapa, te vijne prapa te flasin, qeshin me ze dhe flasin fjale ma banale te mundeshme, edhe ate me ze te madh, qe me degju kushdo qe eshte ne ate ane.Dhe, asnjehere ama asnjehere nuk ka ndodh qe me reagu nje Polic pse nje vajze po ngacmohet dhe po prishet rendi, por e kane arsyetu me faktin ” ajo po i provokon, sepse ka dale dhe eshte e zhveshur”.

Kaq shqetesuese jane edhe komentet e njerezve ne portale, ku e arsyetojne policin dhe i hedhin fajin kesaj vajzes, sepse ajo nuk ka nevoje te jete ne publik e aq me pak te qeshe me ze.

Nuk duhet te lejohet qe te kercenohemi edhe ne kete menyre,  me denime pse po shfaqemi ne publik. Nuk guxojme te lejojme!

#MeAiden #MeGrate