[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zana Avdiu: I çmendur një apo e gjithë shoqëria



Pavarësisht nëse kishte apo jo probleme psikike, rasti i vrasjeve të fundit në Dardani, nuk dallon nga rastet e tjera, të vrasjes së grave në Kosovë. Edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me mosmarrëveshje mes burrit dhe gruas. Kemi të bëjmë me një grua e cila ka dashur të ndahet nga burri i saj, për shkak të dhunës së bërë ndaj saj (info këto nga gazetat), dhe me një mospajtim nga ana e burrit për këtë ndarje.

E gjithashtu kemi të bëjmë me një dështim nga ana e institucuoneve (Policisë) për mbrojtjen e këtyre grave. Edhe në këtë rast, policia nuk e ka kryer dëtyren e saj, dhe ka dështuar ti mbroj këto gra, ani pse nga ana e këtyre të fundit kishte ankesa vazhdimisht, se po iu rrezikohej jeta.

Duke u bazuar në këto, del se ky rast të jetë tipik i njëjtë me rastet e mëhershme, të varasjeve të grave. Pra, kemi një burrë që ushtron dhunë ndaj gruas, dhe kur ajo don të ndahet, ai e vret atë dhe nje polici që dështon të kryej detyrat e saj, ( arsyet pse policia dështon në mbrojten e këtyre rasteve, është sepse ajo nuk e sheh krim dhunën ndaj gruas, e konsideron si diçka krejtësisht normale. Ashtu sikur edhe e gjithë shoqëria).

Për të njejtat arsye ishte vrarë Valbona, Diana, Zejnepja, Igballja, Miradije, Sevdije etj etj. Ato kur nuk mundën të duronin më, që ti nënshtrohen dhunës, presionit e dominimit të burrave të tyre dhe të ndahen (por duke mos e pasur këtë të drejtë gratë), e paguan me jetën e tyre.

Pas luftës në Kosovë, gratë e fituan të drejtën për zgjedhjen e partnerit, por jo edhe të ndarjes nga ai. Një grua, në vendin tonë nuk e gëzon të drejtën e ndarjes, madje as kur i është nënshtruar dhunës fizike e psikike, e duke mos u bërë fjalë që të ndahet vetem nga dëshira.

Në shoqëri nuk gjenë përkrahje as mirëkuptim një grua e cila don të ndahet nga burri i saj, sepse sipas shoqërisë, burri ka shpenzuar për të dhe martesen e tyre. E duke u bazuar në këtë, i bie qe gruaja duhet t’i nënshtrohet burrit në çfarëdo forme, sepse ajo i ka borxh atij. Është interesante, sepse po të njejtit njerëz, kur kërkon trashegiminë për vajza dhe iu thua se tradita jonë i diskriminon vajzat, ata thonë se ajo pasurinë e gjenë te burri, dhe për këtë arsye nuk trashëgon nga familja e saj.

E, po nëse do ta gjente pasurinë te burri, atëherë pse gruaja është borxhli i burrit, dhe ky borxh nuk e lejon të ndahet?

Kjo tregon qartë, se tradita jonë shqiptare është e gatuar që nga fillimi që gruan ta mbajë skallve të burrit. Njërën anë nuk e lejon vajzën të trashëgojë, dhe në këtë menyrë i jep të drejtën burrit që të jetë pronari i saj, dhe duke qenë kështu, të ia marr madje jetën kur ai të dojë.

Pra, të gjitha këto raste të vrasjeve janë të njejta dhe janë kryer për motive të njejta, pse këtë të fundit ta quajmë me probleme psikike?

Nëse këto raste janë me probleme psikike, atëhere i bie që tradita jonë dhe e gjithë shoqëria, të jetë me probleme të rënda psikike, sepse këto janë tipik mësime të traditës dhe shoqëisë sonë.

Menu Title