[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zana Avdiu: Artist e majtist i leshit!



Vetevendosje duhet te distancohet nga deklaratat e Naser Berishes, nje parti e majte nuk mund ta kete nje anetar te tille, dike qe i ngarkon fajin viktimes edhe duke e dite gjithe presionin seksual dhe abuzimet qe po ndodhin ne vendin e punes.

Deklarata e tij eshte mbeshtetje per burrat qe po abuzojne me pushtetin dhe po e shfrytezojne varferine per keqperdorime seksuale te tyre. Ai njerezit qe gjoja po i lufton, ua arsyetoj krimet ma te medha te tyre, qe eshte dhuna seksuale qe ua bejne grave, dhe e fajesoi viktimen, te shtypuren, te diskriminuaren dhe te abuzuaren. Ky eshte kulmi i imoralitetit, dhe jo vetem imoralitet por ky eshte edhe krim, sepse duke i mbrojte abuzuesit, atyre iu hapet rruge per abuzime te reja.

Ai jep nje deklarate ne kohen kur e dime te gjithe qe grate perballen me presion te tmerrshem seksual qe ne momentin kur konkurojne per nje pune, perballen me presion te tmerrshem seksual ne shkolla, te mjeku, ne rruge, e kudo.

Vetevendosje eshte parti e majte, dhe si e tille duhet te rreshtohet ne anen e viktimes, ne anen e aktivisteve per te drejtat e grave,njerezve te abuzuar dhe jo te dale kunder tyre.

Deklarata e Naser Berishes eshte tejet skandaloze, dhe duke qene e tille Albin Kurti duhet te nderrmare masa ndaj tij!

Menu Title