.
×

Zafiri: Hashën s’e shpëton as Flora e as Srpska për me shku në opozitë



Deputeti i bllokut nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se Hashim Thaçi dhe PDK do të provojnë të gjithë skenarët e mundshëm, po shton se ata as Flora (Brovina) e as Lista Srpska nuk mund t’i shpëtojnë për të shkuar në opozitë.

“Ja edhe 2 Nene të Kushtetutës Kosovës që në vendimin e vet ‘mangupat’ nuk e kanë pasë parasysh.

Neni 2

1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

Neni 70

1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

… Aj medet, mund të thotë populli me të drejtë, në dorë të kujt ka mbet Kosova”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.