[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zafir Berishës ia thyejnë fjalëkalimin e Facebook-ut, pak orë pas emërimit si koordinator nacional për siguri kibernetike



Në ditën që u emërua koordinator nacional për siguri kibernetike dhe menaxhim të emergjencave, Zafir Berishës, ia kanë thyer fjalëkalimin e Facebook-ut.Personi apo personat që po menaxhojnë aktualisht llogarinë e Zafir Berishës në Facebook, po shprehen kundër emërimit të tij në pozitën e cekur më lartë.Kështu të paktën thuhet në postimin e fundit të tyre, i postuar në profilin e koordinatorit nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha.

Më t’i parë këto postime, Gazeta Sinjali, ka kontaktuar me Zafir Berishën, i cili konfirmoi se profili i tij në Facebook ka qenë cak i hakerëve dhe tha se aktalisht ndodhet në stacionin e policisë, ku edhe po jep deklaratë.

“Po është e vërtetë, para gjysmë ore ka ndodhur. Tash jemi me policinë në këtë moment, po e raportojmë rastin. Edhe te unë si të gjithë qytetarët, diçka personale, ndërhyrja në çështje private sanksionohet”, tha Berisha për Gazetën Sinjali.I pyetur nëse ka dyshime te ndonjë person që mund t’ia ketë thyer fjalëkalimin, Berisha tha: “As që jam tu e lodh vetën se s’jam hetues, merren organet me këtë punë”.

Ai pohoi për Gazetën Sinjali se thyerja e fjalëkalimit lidhet me emërimin e tij në pozitën e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.“Sigurisht që lidhet me emërimin tim, jam koordinator dhe jo ekspert në këtë fushë, emërimi im ka të bëjë me i mbrojt qytetarët edhe vetën nga njerëzit besëprerë”, përfundoi ai.Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka emëruar katër zëvendësministra, në cilësinë e koordinatorëve nacionalë, në mesin e të cilëve është edhe Zafir Berisha

Menu Title