.
×

Zafir Berisha: Pse askush nuk do pushtet më Hashën?!  



Zafir Berisha kryetar i Bashkimit Demokratik dhe deputet në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar edhe pas Festës së Bajramit ta komentojë situatën politike në vend.

Kësaj radhe Berisha merret me “fenomenin Hasha” siç e quan ai kryeministrin në ikje , me të cilin askush nuk do bashkëqeverisje, pavarësisht faktit se të gjithë e lakmojnë pushtetin.

“Shqiptaret, veçanërisht ata që merren me politik vuajnë më tepër se që duhet për pushtet, mirëpo ,,fenomeni,, që me Hashën nuk dojnë as pushtet është shumë interesant. Kjo dmth që Hasha aq keq është sjellë dhe ka veprua, sa me të edhe pushtetin nuk po e dojnë me Hashën…“Zgjate zot këtë vetëdije”, ka shkruar në Facebook Zafir Berisha.