.
×

Zafir Berisha pas decertifikimit nga KQZ ka marr këtë vendim



Deputeti nga radhët e NISMA-s Zafir Berisha, së fundi është decertifukuar nga KQZ-ja dhe sic ka paralajmëruar ai në një shkrim të fundit të tij në rrjetin social Facebook, ka bërë një ankese drejt PZAP-ë.

Ai këtë ankesë e ka hedhur të plotë në profilin e tij dhe Botapress  ju fton ta lexoni edhesi vijon:

 

 

Miq të nderuar,

Për me qen transporent me ju, e bëj publike ankesën time të parshtruar sot në PZAP lidhur me vendimin djeshëm të KQZ për eleminim polikë nga gara 22 tetorit…

———————————————————————————–

Për: Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – Prishtinë

Nga: Zafir Berisha – Prizren

Më: 13.09.2017

Lënda: Ankesë Kundër Vendimit të KQZ-së NR. 1623 – 2017, i datës 12.09.2017 për decirtifikimin e kandidatit për Kryatr të Komunës së Prizrenit nga Subjekti Politik Nisma për Kosvën – NISMA,

Bazuar në nenin 15 të Ligjit Nr.03/L-256 që ka të bëjë me të Plotësim Ndryshimit të Ligjit NR.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe të nenit 122 paragrafi 1, pika c, në afatin e parapar ligjor, si kandidat i subjektit politik të NISMAS, parashtroj:

ANKESË

Kundër Vendimit Nr. 1623-2017, datë 12. 09. 2017 të KQZ për decertifikimin tim si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit.

Me këtë vendim konsideroj se komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shkelje të:

– dispozitave të Kushtetutës që kanë të bëjnë me të drejtën zgjedhore dhe të pjësëmarrjes dhe

– ka bërë vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike.

Neni 29 paragrafi 1 pika nën q) ku është bazuar vendimi i KQZ për decertifikim e i cili thot citoj: “ cilido person emri i të cilit paraqitet në Listën e Votuesve është i aftë për certifikim si kandidat përveq nëse ai apo ajo është: shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit.

Konsiderojmë se vendimi i sipërcituar bie ndesh dhe shkel dispozitën Kushtetuese përkatësisht nenit 45 paragrafi 1 të Kushtetutë së Republikës së Kosovës i cili thot, citoj: “ Çdo shtetas i Republikës së kosovës që ka arritur moshën 18 vjeç qoft edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejten të zgjedh dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.

Kjo e drejtë kushtetuese nuk më është hequr me asnjë denim apo vendim të gjykatës qoft si denim kryesor apo plotësues në kuptim të nenit nenit 62 paragrafi 2 pika 1 i Kodit Penal dhe as nuk më është hequr e drejta për tu zgjedhur sipas nenit 63 të këtij kodi.

Gjykata Themelore në Prizren me rastin e shqyrtimit të kërkesës së KQZ-së në rastin tim konsideroj se nuk ka vepruar drejtë dhe nuk e ka përfillë edhe nenin 100 paragrafi 2 që ka të bëjë me pasojat juridike të denimit. Ky nen në paragrafin 2 të sipërcituar thot:” pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryesit i shqiptohet gjoba, denimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryesi lirohet nga denimi “. Sikurse, KQZ-ja në bazë të nenit 100, paragrafi 2 të kodit penal ka qenë dashur ta marrë parasysh me rastin e marrjes së vendimit për decertifikimin e kandidatëve, duke ju referuar mungesdës së pasojave jurudike të dënimeve në përputhje me këtë nen.

KQZ në rastin konkret me vendimin për decertifikimin e kandidatëve ka bërë zbatim selektiv të kësaj dispozite ligjore për shkak se që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjthshme asnjëherë të vetme nuk e ka kërkuar verifikimn e kandidatëve për zgjedhjet që ka organizuar qofshin qendrore apo lokale përfshirë edhe zgjedhjet e 11 qershorit 2017, ku nga këto zgjedhje jam zgjedhur deputet i Kuvednit të Republikës së Kosovës. Moszbatimi i kësaj dispozite ligjore duhet ta sjell para përgjegjësisë edhe KQZ poashtu edhe vet akti i votimit për këtë çështje konsideroj se është atiligjor dhe me tendencë denigruese për personalitetin tim., nga se dispozitat ligjore duhet zbatuar nga institucioni në fjal dhe jo të votohen ato.

KQZ e ka shkelë vet Ligjin për Zgjedhjet se pas certifikimit të Subjekteve politike dhe kandidatëve me datë 30.08.2017 ka marrë vendim për decertifikim.

Me këtë rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kan cënuar dinjitetin tim i cili është bazament i të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut i garantuar me dispozita kushtetuese në nenin 45, 55.4 dhe 23 të saj.

Bazuar në këtë kërkoj nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa të bëjë anulimin e vendimit të KQZ-së Nr.1623 – 2017 të datës 12.09.2017 dhe rikthimin tim në garë zgjedhore si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit.

Të bashkangjitur keni:

– Vendimi për decerifikim Nr. 1623 – 2017 datë 12.09.2917

– Aktgjykimi i Gjykatës themelore në Prizren

– Vendimi për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve nr datë 30.08.2017

Adresa: rr. “Besim Shala” 66 Prizren

Me respekt,

Zafir Berisha ____________