.
×

Zafir Berisha: Nesër ne do të shkojmë në Kuvend e juve ,,pushka top ju bëftë, se nuk durohet më…



Kryetari i Bashkimit Demokratik dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha ka shprehur revoltën e tij me vendimin e “Gjyshes” siq e quan ai Flora Brovinën, për të shtyrë seancën e Kuvendit të Kosovës. Në postimin e tij në Facebook Zafir Berisha, i revoltuar ka shkruar se :”Nesër ne do të shkojmë në Kuvend e juve ,,pushka top ju bëft,, se nuk durohet më…”

Kosova vendë eksperimental ku lun…kush të don dhe kur të don… S’di a ja vlen me qenë pjes e një ,,teatri kukullash,, tepër neveritës që quhet Kuvendi i Kosovës ku GJYSHJA kur të don i qel dhe mshel dyrët e ,,teatrit,,
Nuk është e lehtë te jetosh me një shtet ku fundrinat jan faktor determinues të zhvillimeve politike dhe ekonomike të Kosovës. Përpjekja për ta luftuar mentalitetin primitiv të politikës me mentalitet provincial, nuk duhet të ndalet me qëllim që në Kosovë te instalohet një mentalitet ,,urban,, i politikës për të mirë, që Kosova të duket shtet normal…
Z.B