.
×

Zafir Berisha i bën “të fala” kryeministrit: Ramush edhe sa herë duhet me të mashtru Hashimi?



 

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka reaguar ndaj emërimit të Avni Arifit për kordinator për bisedime me Serbinë.

Deputeti Berisha ka shkruar se “…Emrimi i Avni Arifit për të vazhduar bisedime me Serbin, është amnestim i të gjitha shkeljeve kushtetuse që jan bë deri tash nga njerzit e papërgjegjëshëm, të cilët jan futur pa kurrfar platforme në bisedime..”. shkruan Botapress.

Berisha që është pjesë e koalicionit qeverisës ka pyetur edhe kryeministrin: “Ramush edhe sa herë duhet me të mashtru Hashimi!!!”

 

Ja postimi i Zafir Berishës në Facebook:

 

 

 

Emrimi i Avni Arifit për të vazhduar bisedime me Serbin, është amnestim i të gjitha shkeljeve kushtetuse që jan bë deri tash nga njerzit e papërgjegjëshëm, të cilët jan futur pa kurrfar platforme në bisedime, ku shtetin i cili ka bë gjenocit në vendin ton e kan faktorizu deri në në atë shkallë, sa e kan bë pjes e zgjedhjeve të çështjeve të mrendëshme në Kosovë…

Qeveria dhe Ramushi po futet në rrugën pa dalje!!!

Ramush edhe sa herë duhet me të mashtru Hashimi!!!

Të gjithe jemi bindur se bisedimet me Serbin e kan dëmtuar sovranitetin dhe funksionalitetin e Kosovës dhe nuk mundemi me vazhdu pa një koncenzues politikë dhe platformë të diskuduar dhe miratuar në Kuvend, çka po ndodhë???

Zafa