.
×

Zafir Berisha: Enver Hasani është bërë “tellall” i PDK-së  



Kryetari i Bashkimit Demokratik dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafi Berisha ka reaguar dnaj deklaratës së Enver Hasanit, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili ka paralajmëruar Bllokun LVAN se nuk kanë të drejtë ta shkarkojnë kryesuesen Flora Brovina.

Në postimin e tij në Facebook Zafir Berisha e ka quajtur Enver Hasanin “tellall” të PDK-së.

“Enver Hasani do të ketë përgjegjësi juridike por dhe historike për krizën institucionale që ka krijuar në Kosovë, e cila mund të eskalon në një anarki totale me pasoja afatgjate. Duke luajtur rolin e “telallit” të PDK-së, ai nuk është i kënaqur me rishkrimin e Kushtetutës në favor të patronëve të vet, përmes një “vendimi” vazhdon edhe të japë deklarata politike për politikën ditore duke treguar vasalitet ekstrem ndaj punëdhënësve të tij që kanë kapur shtetin” ka shkruar Zafir Berisha në Facebook.