.
×

Z.Berisha: Blloku duhet të ndryshojë strategjinë e lojës, sikurse mbrëmë kombëtarja KUQ E ZI



Blloku LAN-VV duhet të kaloj nga “Taktika Defanzive ” në “Taktike Ofanzive” sikurse Kombëtarja KUQ E ZI pas minutës 22. Nga data 9 e këtij muaji Blloku nuk ka treguar diçka të re në veprimet e tij prandaj është momenti i fundit të veproi ose të dal para votuesve dhe të thotë nuk jemi të aftë të veprojmë më. Blloku duhet të bëjë veprime të cilat do të kenë impakte juridike dhe interpretime ligjore, përndryshe duhet ta dinë se Atifete Jahjaga, dyshoj që është në vallen e dirigjuar të H.TH të cilit për sa ja njoh unë logjikën e të menduarit dhe vepruarit, ai i ka premtuar asaj që pas skadimit të mandatit të saj si presidente në 2016, ai ta propozoi atë edhe për mandatin e dytë me kushtin që kjo të veproi sipas orkestrimit të tij që ai të jetë me çdo kusht në pushtet, për faktin se dihet publikisht marrëveshja e 10 qershorit për ndarjen e posteve kryesore, ka shkruar n Fazcebook Zafir Berisha deputet i Kuvendit të Kosovës.