.
×
Policia_Durres

Xhirime nga kamerat e sigurisë, ja si u grabit banka në Durrës (Video)



Janë publikuar pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Durrës një ditë më parë.
Banka u grabit nga dy persona, ku njëri ishte i maskuar si i moshuar dhe një tjetër mbante në kokë një skafandër motori.

Siç shihen edhe nga pamjet në fillim hyn në bankë personi i cili ishte i maskuar si i moshuar, ku në sup mbante një çantë. Pas tij afrohet një person i dytë, raporton oranews.

Grabitësi i maskuar si i moshuar pasi ka hyrë në në ambientet e brendshme të bankës ka kërcënuar me pistoletë rojen e sigurisë deri në momentin kur në ambientet e brendshme shfaqet edhe grabitësi i dytë, që fillon të neotralizojë rojen e sigurisë, kurse grabitësi tjetër shkon për të marrë shumën e parave në arkën e bankës.

Në momentin e grabitjes në banka ka pasur edhe klientë, të cilët sapo kanë parë situatën janë largua, ndërsa punonjëset e bankës janë fshehur poshtë tavolinave të punës.