.
×

Xhevdet Qeriqi akuzon Agim Çekun dhe anëtarët e Komisionit …për dallavere me listat e veteranëve të UÇK-së!  



“Nuk e di se si e ndien veten një person i cili fare ska qenë në luftë, e sot mundohet të përfitoj në kurriz të atyre që u sakrifikuan derdhën gjak e humbën gjymtyrë.thotë Xhevdet Qeriqi kreytar  i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së në intervistë për Botapress.

 

Bisedoi: Lirie Hajdari

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë të kënaqur me emrat e atyre që janë futur në lista duke e cilësuar vetën si veteranë të UÇK-së. Për këtë qëllim kanë bërë protesta e ankesa, duke kërkuar nga drejtues të Komisionit Qeveritar dhe nga Agim Çeku që të mos manipulohet me listat e veteranëve dhe të hiqet emrat e atyre që asnjeherë nuk kanë qenë në luftë e sot janë “shpallur” veteran të luftës. Ish-ushtari i UÇK-së Xhevdet Qeriqi, njëherësh drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, në një intervistë për Botapress shpreh shqetësimin e tij me manipulimet që janë bërë gjatë këtij procesi, ndërsa kërkon nga komisioni qeveritar që sa më shpejt të marr masa për përmirësimin e listave.

 

Botapress: A janë këto lista të veteranëve apo lista të dostave?

Xh.Qeriqi: Mendoj se këto lista janë të fryera nga anëtatet e këtij komisioni, kjo vërehet edhe në zonat në të cilat janë publikuar këto lista dhe paknaqësit që i shfaqin veteranët rreth emrave në këto lista. Madje ka edhe veteran që kanë bërë ankesa për emra të cilët figurojn në këto lista e fare nuk kanë qenë në luftë, pra ankesat jan deponuar në Qeveri tek komisioni për shqyrtimin e ankesave. Ka edhe shumë raste që veteran të vërtet kanë mbetur jashtë këtyre listave.

 

Botapress: A po devalvohet lufta e ushtarëve të UCK-së me këto dallavere të listave?

Xh.Qeriqi: Po edhe vet para qytetarëve nuk po ndihem mirë kur në shaka më thonë se ku luftoj X personi i cili gjatë luftës nuk ka qenë fare në Kosovë. Madje nganjëherë më thonë “…sa shumë luftarë kishit qenë e nuk e kishim pas dit sot pas 16 viteve. Tash po i shohim që paskan qenë në luftë!”. Krejt këto mendoj se po e zbehin gjithë procesin dhe po i dëmtojn veteranët e vërtet të luftës të UÇK-së. Nuk e di se si e ndien veten një person i cili fare ska qenë në luftë, e sot mundohet të përfitoj në kurriz të atyre që u sakrifikuan derdhën gjak e humbën gjymtyrë.

 

Botapress: A është fajtore shoqata e veteranëve për këto manipulime të listave?

 

Xh.Qeriqi: Mendoj se fajtor për fryerjen e këtyre listave janë Komisioni Qeveritar, sepse këto lista janë përpiluar nga ky komision.

Botapress: A do të vazhdoni me protesta dhe cilat masa do ti merrni nëse nuk pastrohen listat?

Xh.Qeriqi: Ne kemi dorëzuar në Qeveri dy kërkesa për takim njërën për kryeministrin z.Mustafa dhe tjetrën për kryetarin e komisionit z.Çeku. Pra qëllimi i kësaj kërkese është që të njoftohemi nga z. Mustafa dhe z.Çeku rreth vonesave që po bëhen për publikimin e listave. Në rast se sot gjatë ditës nuk dotë marrim ndonjë përgjigje rreth datës për takim, atëherë duhet menjëher të përgaditemi për protestën e radhës sepse kërkesat për protest janë të mëdha nga veteranët dhe ne do t’u mbetemi besnik atyre deri në realizimin e të drejtave ligjore. Unë si kryetar i Këshillit e respektoj çdo vendim që e marrin veteranët në protestë dhe gjithmonë do të jam përkrah tyre nëse është nevoja edhe për t’u sakrifikuar për ta. Do ta bëj një gjë të tillë, sepse falë tyre unë sot jam i gjallë pas plagëve që i pata marrë para 17 viteve në luftën e UÇK-së. Ua kam borgj këtë veteranëve, sepse rrezikuan jetën e tyre në betejë me armikun për të më tërhequr mua dhe shumë bashkëlufëtarë të plagosu në atë betejë.