.
×

Xhevat Shyqeri Berisha: Dardanët duhët ta pengojnë politizimin e (FFK)



Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), sikur shumë institucione tjera, është mbushur me zyrtarë partiak. As ky institucion nuk ka arritur që t’i shpëtojë ndikimit dhe kapjes nga njerëzit e politikës..!

Rasti ma eklatant dhe skandaloz ishte kur nga zhveshtorja, Kadri Veselit ju dhurua një portret i shëmtuar i ti, nga një portjer poashtu i shëmtuar i cili si dukët do ta rjepë karrikën rezervë deri n‘pension.

Fushata elektorale e kryetarit të partisë (e cila i ka shkaktuar dëme të mdha Kosovës) nga zhveshtorja e futbollistve, përveq që duhët të denohët verbalisht, ajo duhët të pengohët edhe nga shikuesit „DARDANËT“ Duhët të ia bëjnë me dije presidentit aktual dhe akcidental Agim Ademit (ish truproje e Dr.Ibrahim Rugova, e tani „truprojë e Kadri Veselit“) se nuk e ka vendin në FFK.

Pse duhet një kryetar partie të futët në zhveshtore të „kombëtares“, dhe nga futbollistët kosovar   t‘brohoritët emrin i Kadri Veselit ?..!

Brohoritja e emrit të Kadri Veselit apo të politikanve tjetër nga futbollistët, është gati e barabart me brohoritjet e huliganve Çek, Bullgar, Rus etj.  kur gërvallën me parullën „Kosovo je Serbia“

Duhët t’filloi iniciativa për ta spastruar FFK nga mbeturinat partiake, duke filluar nga Agim Ademi.

Djelmoshat të cilët në fushën e gjelbërt po na bëjnë krenar, nuk i takojnë vetëm një partie  apo regjioni, të gjithë e kemi hisen aty.

Politika  kosovare e cila që nga shpallja e pavarsisë, nai ka marrë ftyrën para opinionit ndërkombtar me qindar here, duhët të dal jasht zhveshtorës së ktyre djelmoshave që po bëjnë histori.