.
×

Xhevat Shyqëri Berisha: Bota një telashe, Kosova dy!



Kur e tërë Bota po përballët me virusin vdekjeprus, ne në Kosovë i apim veti të drejtë të merrëmi me punë që skajshmërishjt të liga. Bota një telashe, Kosova dy; Nga këndvështrimi im dot thoja ashtu qyshë shpesh kemi dëshirë të themi: Suigeneris.!

Duke i parë zhvillimet politike që po rrjedhin në Kosovë, ne si popull me telashet ma të mdhaja në Evropë, tani po përballëmi nga dy rreziqe; nga Virusin Korona dhe nga politikanët që i kemi votuar vet.!

Që nga shpallja e zgjedhjeve të kalura, populli i Kosovës e pa një çik shprese, se ma në fund erdhi koha që në ball të institucioneve do t’vjenë një frymë e re e cila do ta qoi vendin përpara. Mirpo hilet në mes të VV-së dhe LDK-së filluan që nga dita e parë e fushatës elektorale. Nga taborri i LDK-së vinte një zë nga Podujeva, që shprehimisht ishte kundër vijes së kuqe që LDK-së e kishte vendosur ndai koalicionit me PDK-së, njëkohësisht Agim Veliu haptas shfaqte skepticizmin e tijë, se mund të lidhej një koalicion me VV.

Mirpo me të gjitha ato veshtersitë e njohura për opinionin, koalicion ndodhi. Që në momentin e emrimit të Ministrave, u vrejtën hilët n’mes partnerve të koalicionit.! LDK-së emroi Ministër të punëve të brendshme Agim Veliun, i cili ishte kundërshtar i zëshëm i këti koalicioni.! Pikrisht kjo ministri ishte ma e përfolura gjat arritjës së koalicionit, dhe ta emrosh Agim Veliun në krye të saj, u pa se nuk ka vullnet as mirbesim në mes kësaj alence.

Njëkohësisht Albin Kurti gjat lidhjës së alencës lente përshtypjën se akoma nuk kishe dal nga korrniza e fushatës elektorale, duke harruar se tani ishte Kryeministër i të gjithve, ai me bashkpuntorët e tijë portretizohej para Rexhep Qosjës i cili është armiku i përbetuar i LDK-së

Sjelljet e të dyja palve nga taborret e tyre, lenin përshtypjen se nuk dot ket jetëgjatësi ky koalicion i cili për kryeministër kishte zgjedhur Albin Kurtin, i cili filloi të sillëj si një politikan i pa pjekur i cili edhe marrdhanjët me aleatët i vuri në luhatje! Krejt kjo erdhi si shkak i një tarife 100% kundrejt Serbies e cila tani e kishte afektin 0, e që nga miqët kërkohëj heqja e saj. Kjo papjekuri dhe vendimet hat-hok të njëanshme të një kryeministri quan deri te prishja e raporteve mes shpresës që populli e pa si të tillë.

Ata nga jashtë (PAN) që përdhosën, shkatrruan e vjedhën shka u erdhi para sysh, tani po presin që aleatët LDK-VV t’i kryqëzojnë shpatat mes veti, e qe besa luten që të dy palët ta marrin goditjën e fundit..! Këta „adhurues të Amerikës“ që po tentojnë ta rradhisin VV si parti anti-Amerikane, kan harruar se përgjat një kërshënmdelle tentuan që qasaj Amerikës t’ja fusin „thikë“ pas shpine..! Jo Kosova nuk ka anti-amerikan, mund t’njihen në gishta të tillët, as Albini nuk është kundër Amerikës, ky është një „nxënës“ i Rexhep Qosjës i cili duhët ndihëmuar që të çlirohët nga ideologjitë që janë dëshmuar si të dështuara.

Mirpo Albini ka nevojë dqë ta ruajm nga prapaskenat që ja bënë Hashim Thaqi, i cili gjithmonë mbijeton vetëm kur krijohën „mjegulla“ të tilla, e jo të pengohët me mikun e PDK-së Skënder Hysenin dhe Skëndera të tjerë që elektorati i LDK-së i ka spostuar jasht korrnizës së strukturave të partisë. Ësht gabim i Isa Mustafës që po mundohët me mbajt timonin e partisë me ata që nuk kan legjitimitet elektoral, kjo sjellje e një politikani të vjetër është e pa kuptueshme.!

Arben Gashi dhe Unë Xhevat Berisha, që vendëlindje e kemi Janjëvën e cila është izoluar nga virusi Covid 19, në vend që t’ja qajm hallin se si dot kalohët kjo epidemi, si veprimtar të palodhshëm të LDK-së, ju lusim që ti thirrni ndërgjegjëjës dhe ta tejkaloni kët situatë të vështirë politike, qoft edhe duke bërë kompromise.
Anton Quni dot thoshte: Vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit.  Ju lutemi reflektoni Arben Gashi

Xhevat Berisha