.
×

Xhevat Rexhaj, Albin Kurti a guxon të bësh nderime te varri i presidentit Rugova nëse bëhesh kryeministër



Albin Kurti ti po mëton të zgjedhesh Kryeminister !

A guxon ti nga A. Demaqi e R. Qosja të bësh një simbolikë te e fundit, të nderosh bile Varrin e Presidentit Rugova ?

Xhevat Rexhaj

Republika e Kosovës nisi rrugëtimin legjitim e legal nën frymën, dhe organizimin e intelektualëve shqiptarë të Kosovës e përkrahur nga 99% e popullit ( terminologji që ti shumë e përmend o Albin).

Si motor me brum vlerash pro perëndimore studenti i M Bartesit Ibrahim Rugova u vnue në krye të ecjës së pandalur për pavarësi të Kosovës. Popullin e kishte mbrapa ngase nuk i rrejti asnjihere, ishte i drejte dhe ishte fjalë pak por vepra shumë qysh nga zyrat e Washingtonit e deri në Bruksel, të tjrat nuk po i ceki fare sepse janë pjekje historie e realiteti.

E deshi pra populli i vet Presidentin Rugova, e deshi secila shtrese qytetare, dhe fëmijët lindnin nën emnin e Republikës së Kosovës. Po more Albin edhe ty tu krijue mundësia që nga Malësia e Bjeshkëve të studiosh në sistemin shkollor të pavarur të minsitrisë së R. së Kosovës. Po pra edhe ti ishe ne UP, dhe mbarove studimet me vulën në Diplomë, ku të shkruan Republika e Kosovës, apo jo o Albin në vitet e 90 ta pra.

Presidenti Rugova nuk ishte fiksion o Albin, ishte prekje e shqiptarisë ishte liria dhe pavaresia e jote edhe e imja edhe e populit, Rugova nuk u mor me ju kritikuesit e fyesit e gojëflliqurit që ishit, ai u mor me ecjen amerikane e gjermano-britaneze e gjerë te Vatikani ku ishte aq i adhuruar, ai nuk ua ktheu sharjet as fyerjet, jo more jo ngase ishit aq të vegjël e aq të shitur tek nxitësit e vllavrasjës ndërshqiptare A. Demaqi,

R. Qosja dhe figurat kyqe të PRONTO s, të cilët ti sot i therret me emna kriminela, ok ke të drejte tash ti thrasësh ashtu, ngase u zhgenjeve nga ta, ose ua ktheve shpinën për egon tande, sepse ti ne kohë lufte dhe pas lufte iushe me ta bashkë, po po o Albin ishe me ta duke djeg edhe Kosovën në mars të vitit 2004, dhe si rezultat serbët e Kosovës dhe Serbia nga armiqë mjerishte u ktyhen në viktima tek faktori nderkombetar.

Po i la anash tash edhe të tjerat djegje ideologjike që ti me siamezat tu vazhdove o Albino. Në vitin 2014 ti Albin në një intervistë pate deklarue: nëse dikush mudnet ta shkatrroi PDK ne dhe PRONTON ai ashtë z. Isa Mustafa, po po Albino e kam intervisten tande e ruaj, ok Isa bëri sa mundi të rrezoj PDK-ne , por ti e din Albino se ishte mu kundershtari yt i sotëm R. Haradinaj që nuk lejonte të caktohej Isa kryeminister edhe spe ti i kishe thane Ramuhsit vet, por jo nuk e prishi pra VLAN in Isa por ambiciet e semura te shokut tand Ramushit.

Ti Albino ishe bllokuesi kryesor i asaj që kishe deklarue se Isa ashte i vetmi ta deklasoi Pronto-ne, dhe kete Isa e filoi ne qeveri, ua ndaloi prontove tenderat dhe korrupcionin milionesh e shumë pislleqe te tjera, dihen keto. Isa forcoi ligjin dhe finacat i drtejtoi si duhet, ti Albin nuk mujshe me durue se si Isa po e shemb qerdhen e krimit, andaj ti Albino u bane kinse je kunder krimit por ne realitet ishe me krimin se u lidhe me PRONTO ta rrezoni LDK ne dhe Isa Mustafen e jo pdk ne e prontot….

Ok edhe kjo tashma e kalueme, por ku je sot Albin, sot je mire me vota Albin, po po ke dal partija e parë si e vetme, une edhe në këtë shkrim të uroi pse jo, jam demokrat e me duhet të respektoi votën e popullit. Ti tash ke shancen dhe ke deshiren të jesh kryeminister i Kosovës, shumë e drejte dhe legjitime sepse nese deshtojen ata ish shokët tuaj PAN ista apo ende brumi juaj i bashkimit LPK , ti ke mudnesin ti mbledhesh 61 deputet dhe ta kerkosh qeverinë. E tash këtu do ndalem pakëz më konkret, mundësin e ke o Albino me formue qeveri me AAK, Nisma, AKR dhe listën Serpska, mundësin tjetër e ke me PDK, AAK, Nisma e AKR plus serbet, ose e treta mundesin që sa duket ti e deshiron ( ashtë shume e drejte nga ti) me koalicionin e LDK-së !

Të tri këto mudësi i ke, dhe ligjerishte e legalishte e ke te drejten si partija e parë të negociosh më këto subjekte. Une pe¨rsonalisht do dëshiroja që të formoni qeveri me aak-nisma-akr dhe listen serpska ( dihet se lista serpska ashte detyrim kushtetues nuk po kritikoi ketu fare), ngase thjeshte puçeni , pra keni berthamen e përbashket LPK ne dhe qëllimin e përbashket ta zhdukni nga pasqyra politike LDK-ne. Ah Albin, të kthehem tash se si do dukej një koalicion me LDK-në, pse jo te e fundit nëse nuk mundesh me ata të tjerët.

O Albino shumica e shteteve të botës kanë figurat e tyne historike kombëtare, por të gjitha ato shtete kanë nga nji figur madhore që i ruajne ne histori si themelues shteti, të tillin e ka edhe Republika e Kosovës e ka Presidentin Historik Ibrahim Rugova, po po o Albin shumica absolute sihte dhe ashtë në ecje historie me Rugovën, e ti ku je o Albin? Të kthehem pakëz te kundërshtarët tuaj politik të PRONTO-s, po ishin dhe janë pronto e banda, ti i quan kriminela edhe une i kam quajtur me dekada ashtu, se të tillë ishin e janë, por ore Albin kur ata merrnin poste institucionale megjithatë bënin dhe bëjnë ende respektin institucional