.
×

Xhemre nuk do të martohet, Presidenti Erdogan i prish planet e dasmës



 

 

Pak javë më parë, aktorja e njohur turke Oyku Karayel dhe partneri i saj, këngëtari Can Bonomo, e ndanë me të gjithë lajmin e martesës, e cila ishte planifikuar në muajin qershor. Por, në një kohë kur çifti kishte nisur përgatitjet, plani u prish pikërisht nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 

Vendimi i fundit i Presidentit turk për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, më 24 qershor, ka bërë që aktorja e njohur të ndryshojë planet.

 

Karayel dhe Bonomo po bëheshin gati për të kurorëzuar dashurinë e tyre në muajin qershor, por pas caktimit të datës së zgjedhjeve, çifti e ka shtyrë dasmën më 14 korrik.

 

Martesa e çifti të njohur do të ketë plot 300 të ftuar, mes të cilëve miq të ngushtë dhe personazhe të njohur të aktores dhe këngëtarit.

 

Siç shkruajnë mediat turke, dhëndri do të ketë edhe një performancë speciale në ditën e tij më të bukur.

 

Karayel, ndërkohë, nuk i ka pezulluar kontratat. Aktualisht, aktorja po shqyrton ofertat e producentëve të njohur për të marrë rolin e protagonistes në një serial të ri që do të nisë sezonin e ardhshëm artistik.

Image