.
×

Xhemajlaj viziton pikën kufitare në Merdare, kritikon palën serbe për mosbashkëpunim



Isa Xhemajlaj, zëvendësministër i punëve të jashtme ka vizituar pikën kufitarë në Merdare për ti parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë pikë. Në këtë vizitë,  ai e ka kritikuar Serbinë për mosbashkëpunim dhe për shkelje të marrëveshjes së Brukselit.

“Sot e kam bërë një vizitë për shkak se në marrëveshjen në Bruksel për ndërtimin e pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë në pjesën kufitare ku kufizohemi me Serbinë punimet kanë përfunduar dhe zyrtarët të doganës të policisë kufitare dhe të agjencisë së veterinës se ushqimit nga ana e shqiptarëve kanë dal në objekt të ri. Me marrëveshje është dashur të ndërtohen tri pika kufitare në Kosovë dhe tri pika kufitare në Serbi, projekt të cilin e ka financim të BE-së dhe deri më tani pjesa serbe nuk ka kaluar në objektin e ndërtuar, pra janë ndërprere komunikimet që kanë pasur dy doganat” tha ai

Duke i përmendur lehtësirat që janë krijuar me ndërtimin e kësaj pike kufitare Xhemajlaj ka kërkuar nga Brukseli që të bëjë presion karshi palës serbe për respektim të marrëveshjes.

“Brukseli nuk ka bërë presion ndaj qeverisë serbe për ndërtimin e pikave kufitare. Qeveria e Serbisë është e prirë për obstruksione dhe është i habitshëm fakti që Brukseli nuk ushtron presion. Ne mendarë janë krijuar lehtësi të mëdha dhe po të ishte bashkëpunuese edhe pala serbe do të bëhej një qarkullim i lehtë i njerëzve dhe i mallrave” tha ai.