.
×

Xhemajlaj i Nismës pretendon se në Drenas kjo parti u dëmtua qëllimshëm, kërkon përgjegjësi



Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Isa Xhemajlaj, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një pretendim për manipulim me vota në Drenas, transmeton Gazeta Metro.

Xhemjalaj, që është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Drenas, ka publikuar një procesverbal, kur pretendohet se Nisma në një vendvotim kishte 50 vota, derisa në numërimin e parë i ishte shënuar vetëm një votë.

“Ky është vetëm një shembull nga dhjetëra të tillë se si qëllimshëm dëmtohet Nisma në Drenas. Besoj që Prokuroria duhet t’i intervistojë Komisionerët dhe menaxherin e KKZ-së në Drenas për anshmërinë e tyre politike gjatë zgjedhjeve dhe devijimin e qëllimshëm të vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Xhemajlaj.

Sipas tij, “raste të tilla ka edhe në Abri, Arllat, Nekoc, Komoran dhe shumë qendra tjera votimi”.

“Kjo dukuri e vjedhjes së votave që po na përcjell në Drenas në të gjitha zgjedhjet Lokale dhe Qendrore duhet të marrë fund”, ka thënë ai.