.
×

Xhemajlaj: Drenasi nuk po qeveriset, po sundohet nga një monark



Botapress, 27 Tetor-Isa Xhemajlaj, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Drenas, ka shprehur bindjen se aktualisht kjo komunë nuk po qeveriset, por po sundohet nga një monark.Kësisoj ai ka vënë në thumb Ramiz Lladrovcin, që e kishte kundërkandidat në zgjedhjet e fundit për kryetar Komune.

“Komuna e Drenasit nuk po qeveriset, ajo tani po sundohet nga një monark që nuk punon për interesin e qytetarëve por për interesin e tij dhe klanit që e rrethon”, ka thënë Xhemajlaj, përcjell Kosovapress. “Në Drenas nuk ka asnjë investitorë të jashtëm siç ishte proklamuar, pavarësisht vizitave të shtrenjta nëpër Evropë e deri në Australi me pagat e taksapaguesve tonë.

Këto vizita po bëhen më shumë për të shikuar ndeshje futbolli të ligave evropiane dhe për të kënaqur vetën dhe njerëzit e tij sesa për t’i sjellë diçka të mirë njerëzve të vendit tonë”, tha më tej Xhamajlaj, që është zëvendësministër i Punëve të Brendshme.Këto komente ai i bëri në tubimin me strukturat e partisë në degët e Skenderajt e Drenasit, ku kanë marrë pjesë edhe kreu i partisë Fatmir Limaj, e kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.Limaj ka thënë se partia e tij i ka emëruar “dy ministra e dy zëvendësministra nga Drenica në Qeverinë Haradinaj”./BP/