.
×

Xhelal Smajli rrëfen me lot në sy për djalin që shkoi në Siri e nuk u kthye më



Xhelal Smajli e kujton sikur dje momentin kur mori një telefonat nga Siria në maj të vitit 2017. Njeriu që e kishte telefonuar i kishte folur në gjuhën shqipe. Ai e kishte thirrur për t’i treguar që djali i tij 28 vjeçar, Dushi, kishte vdekur duke luftuar krahë Shtetit Islamik.

Xhelali me lot në sy rrëfen se nuk e di se ku i ndodhen eshtrat e djalit të tij.

“Unë vazhdoj të mos e kuptoj pse ai ka shkuar në Siri. Kush ia dha paratë për të udhëtuar. Ne mezi ia dilnim për të siguruar ushqim”, thotë ai

Ai e ruan letërnjoftimin e tij, si shenjë për ta kujtuar.

Ajo çfarë Xhelali nuk e dinte, ishte se kishte edhe një nip i cili i kishte lindur në Siri. Ai ishte lindur nga një grua kosovare që u martua më djalin e tij pasi kishte arritur në Siri në vitin 2016.

Djali i vogël vetëm 1 vit e gjysmë është kthyer bashkë me nënën e tij në Kosovë më 20 prill. Ata ishin sjellë me një aeroplan ushtarak amerikan që kishte fluturua direkt nga Siria për në Kosovës, për të sjellë rreth 110  shtetas të Kosovës në shtëpi.

Siç shkruan mediumi holandez ‘NOS’, që ka bërë reportazhin, takimi i Xhelalit me nipin e tij, sa konfuz ishte po aq edhe emocional.

“ Djali është i shnosh. Djali i kish ngja djalit krejt. Djali është i mirë”, thotë Xhelali.

Ai thotë se do të bëj gjithçka për ta rritur atë në kushte të mira.